Vritet një person në Fushë Kosovë

Sot rreth orës 16:50 ka ndodhur një vrasje në Fushë Kosovë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur në lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”.