Vritet shqiptari në atentat mafioz jashtë shtëpisë në Islandë, la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë

Një shqiptar është ekzekutuar me armë në Islandë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku shqiptari rreth 40-vjeç u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Reykjavík.

Identiteti i viktimës nuk publikohet nga mediat islandeze, ndërsa theksohet se la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël.

Po sipas medieve, vrasja lidhet me konfliktet në botën e krimit, prishje pazaresh.

Për vrasjen janë arrestuar tre persona deri tani. Të arrestuarit janë një Islandez dhe dy të huaj, ndërsa një i katërt që ndodhet në paraburgim dyshohet se ka lidhje me vrasjen.

Tre personat u prangosën në një shtëpi, të cilën Njësia e Forcave Speciale e rrethoi duke i arrestuar.

LajmiFundit.al