Amerikanata e Trumpit ndaj Putinit: “Don’t meddle in US election” (video)

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në Samitin e G20, i cili po mbahet në Japoni sërish u soll me amerikanatat e tij të njohura, përcjell Fokusi.info.

Në një takim të liderëve të vendeve të ndryshme,  në margjina të samitit, në pytjen e një gazetari “nëse do t’i thotë Presidentit të Rusisë, Putin të mos përzihet në zgjedhjet në SHBA”, ai iu drejtua me gisht Putinit e i tha: “don’t meddle in US election” – “mos u pëziej në zgjedhjet amerikane”.

Përndryshe, Trump është i njohur për fjalorin e tij jokonvencional në raport me liderët tjerë botëror. /Fokusi.info/