Vuçeviq: Kthimi në institucionet e Kosovës vetëm me respektim të marrëveshjes

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha sot se serbët do të kthehen në institucionet në veri të Kosovës kur siç tha ai “Prishtina të fillojë të përmbushë obligimet e saj dhe të fillojë të respektohet Marrëveshja e Brukselit”.

“Serbët do të kthehen në institucione, kjo nuk është braktisje e përhershme e institucioneve, kjo është pezullim deri në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe përmbushjen e obligimeve nga Prishtina. Pala serbe ka përmbushur gjithçka, por pala shqiptare jo”, theksoi ai për TV Pink, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se nga e shtuna, serbët kanë lënë pozitat në institucionet qendrore si dhe ato lokale në veri.

Detyrat i kanë lënë edhe policët serbë që kanë shërbyer në veri të Kosovës.