Vuçiq me mesazh për serbët në Kosovë: S’do të ketë Stuhi të reja

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se mesazhi për serbët në Kosovë është se nuk do të ketë Stuhi dhe Rrufe të reja.

“Serbia është një vend i ri. Ne kemi vuajtur shumë, kemi humbur shumë njerëz, shumë njerëz kanë lënë vatrat për të qenë në gjendje të lejojnë që kjo të ndodhë përsëri’, transmeton Klankosova.tv.

“Ne duam të ndërtojmë të ardhmen së bashku dhe Serbia nuk mund të lejojë që të ndodhë ajo që ndodhi në vitet 1990, madje edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ai, raporton B92, transmeton Klankosova.tv.

“Ne nuk mund dhe nuk do t’i lëmë njerëzit në baltë, ky është mesazhi për qytetarët e Kosovës dhe të gjithë”, tha ai.