Gjashtë të vdekur dhe 242 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e virusit korona në 24 orët e fundit.

Tutje bëhet e ditur se nga 3 mijë e 561 testime, janë regjistruar 242 raste të reja me COVID-19.

Derisa 247 pacientë janë shëruar dhe 4 mijë e 817 vazhdojnë të jenë aktivë me virusin vdekjeprurës.

Ndërsa nga fillimi i pandemisë janë bërë gjithsej 1 milion e 611 mijë e 793 teste për COVID-19, nga të cilat 225 mijë e 972 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 7 mijë e 981 kanë vdekur.