Vuçiq: Në Kosovë kanë marrë miell sa kanë mundur nga Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sonte për takimin me shefen e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock.

“Mendoj se biseda ishte e mirë dhe e rëndësishme, por do të gënjeja nëse do të thosha se ishte e lehtë. Kam mbrojtur interesat e Serbisë, si dhe të Gjermanisë. Mund të shkruaj një libër për një bisedë, por Gjermania është partneri ynë më i rëndësishme tregtar. Në fund të vitit 2021 kemi pasur një rritje prej 22% të shkëmbimeve tregtare me Gjermaninë”, tha Vuçiq, transmeton Demokracia.com.

“Është e qartë se sa e rëndësishme është Gjermania, por kur një Deutsche Bank thotë se do të qëndrojë në Rusi dhe më pas dy ditë më vonë ata thonë se po largohen, mund ta imagjinoni se për çfarë bëhet fjalë”.

“Ne po përballemi me probleme të panumërta, zinxhiri i plotë i furnizimit është ndërprerë”, shtoi presidenti serb. “Kina po bën më të mirën, por edhe ata kanë probleme. Norma e rritjes do të bjerë në mënyrë dramatike. Ata (vendet perëndimore) po i përjashtojnë rusët nga Banka Botërore, FMN-ja, vetëm prisni dhe shikoni se si do të shkojë në vazhdim… Dhe ne duhet të shikojmë pozicionin e Serbisë këtu”, tha ai, transmeton Demokracia.com.

I pyetur se pse liderët evropianë e thërrasin atë për krizën në Ukrainë, ai tha se kjo ndodh sepse “edhe Serbia është prekur nga kriza”.

“Na thërrasin sepse jemi në mes të kësaj krize. Ata e respektojnë atë që themi hapur dhe sinqerisht dhe mendoj se kam qenë nga të paktët që e kam sugjeruar këtë”, tha ai.

“Bisedimet ishin për vendimet tona, rrugën evropiane të Serbisë… Do të na duhet të furnizojmë vendet e Ballkanit të Hapur, por do të ishte qesharake të linim Bosnjën dhe Malin e Zi pa grurë. Këto janë sasi të vogla për ne. Shqipëria është plotësisht e varur nga importet. Maqedonia ka nevojë më shumë, në Kosovë kanë sjellë miell sa kanë mundur nga Serbia. Nuk guxon të shantazhosh askënd për ilaçe dhe ushqime dhe duhet të kujdesesh për fqinjët, sepse këtë e presësh edhe prej tyre”, tha ai tha.

Duke folur për deklaratat e fundit nga Kosova, Vuçiq ato i quajti hipokrizi.

“Ka hipokrizi, çfarë bëjnë të tjerët në Kosovë përveç që shkruajnë dhe thonë se Vuçiqi do ta sulmojë Kosovën, mjafton fjala ime e dhënë se kjo nuk do të ndodh, por presionet vazhdojnë nga rajoni. Vetëm Serbia e dobët është Serbi që i përshtatët Prishtinës, Sarajevës, Zagrebit dhe Podgoricës”, ka thënë Vuçiq.