Vuçiq: Nuk shoh ndonjë kuptim të flas me Kurtin, ai nuk flet për të ardhmen vetëm për të kaluarën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk beson se ka ndonjë kuptim që të negocioj me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq në një konferencë për media tha se Serbia do të vazhdoj dialogun edhe pse nuk sheh ndonjë kuptim për të biseduar me Kurtin, transmeton Indeksonline.

“Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog dhe unë personalisht gjithmonë do të shkoj kur të më thërrasin [për negociata], por nuk shoh ndonjë kuptim të flas me Albin Kurtin. Ky është njeriu që tha se kemi kryer gjenocid kundër shqiptarëve, për çfarë mund të flasim më shumë me të? Ai përpiqet të flasë vetëm për të kaluarën, ai kurrë nuk flet për të ardhmen, por gjithashtu nuk e kupton të kaluarën në mënyrë korrekte, “tha Vuçiç, raporton TACC.