Vuçiq refuzon takimin në Bruksel: Nuk dua të shkoj sa kohë nuk lirohen serbët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do të shkojë në Bruksel për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai ka renditur edhe kushtet që sipas tij duhet të plotësohen që ai të dialogojë me Kurtin.

“Nuk dua të shkoj, derisa nuk lirohet çdo serb i arrestuar, derisa nuk të tërhiqen kryetarët e rremë në veri të Kosovës, derisa nuk tërhiqet njësia e tyre speciale dhe derisa nuk ndalojnë arrestimet e përditshme të serbëve të Kosovës. E tek pastaj do të flasim sesi në mënyrën më të shpejtë dhe në përputhje me atë që është nënshkruar të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, deshët apo nuk deshët me mua me kaq përfundon”, ka thënë Vuçiq.

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje palëve që të ulen në bisedime në Bruksel, madje diplomati Borrell ka theksuar se nuk do të pranojë kushte. Ditën e martë kryeministri i Kosovës iu përgjigj pozitivisht ftesës së diplomatit të lartë evropian, ndërkohë që takimi duket se nuk do të mbahet pas refuzimit të presidentit serb.