Rreth 600 izraelitë e mbi 300 palestinezë të vrarë deri më tash

Forcat izraelite vazhduan të luftojnë me luftëtarët e Hamasit në rrugët e Izraelit jugor të dielën dhe filluan sulmet që rrafshuan ndërtesat në Gaza.

Të paktën 600 izraelitë u vranë, duke përfshirë 44 ushtarë dhe më shumë se 2,000 të plagosur, raportojnë mediat izraelite, transmeton The Guardian.

Të paktën 313 palestinezë u vranë, duke përfshirë 20 fëmijë, dhe gati 2,000 u plagosën si rezultat i sulmeve ajrore në Gaza që nga e shtuna, tha autoriteti palestinez. Shtatë persona u vranë gjithashtu nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor.

Zyrtarët ushtarakë izraelitë thanë se “qindra terroristë” ishin vrarë dhe dhjetëra u kapën, ndërsa luftimet vazhduan të dielën.

Ushtria izraelite tha se një numër “i konsiderueshëm” civilësh dhe ushtarësh ishin marrë në Gaza dhe po mbaheshin peng.