Vuçiq viziton repartin ushtarak në Rashkë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, kanë vizituar repartin ushtarak në Rashkë.

Ai ka falënderuar ushtarët, policët dhe pjesëtarët e BIA-s për siç tha, guximin, përkushtimin dhe ruajtjen e interesave të Serbisë.

Kujtojmë se mediat serbe kanë raportuar se Vuçiq do të takohet edhe me përfaqësuesit serbë të Kosovës, ku pritet të diskutohet situata e fundit në veri të vendit.