Vushtrri, inspektorati rrënon një objekt afarist që ishte pa leje ndërtimore

0
214

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Vushtrrisë, në një aksion të asistuar edhe nga Policia e Kosovës, sot ka bërë rrënimin e një objekti afarist të ndërtuar pa leje në rrugën magjistrale Vushtrri-Prishtinë.

Pas rrënimit të objektit, Drejtoria komunale e inspeksionit ka bërë të ditur se me kohë e kanë paralajmëruar ndërtuesin si dhe kanë ndjekur të gjitha procedurat deri në vendimin përfundimtar për rrënim.

Gjithashtu, Drejtori Rrahim Ajeti, tha se “Drejtoria e Inspeksionit me kohë i ka ndjekur të gjitha procedurat duke i vënë edhe shirtin e ndalimit të punimeve, por qytetari në fjalë nuk i ka ndaluar punimet, prandaj edhe është nxjerr vendimi për rrënim”.

Drejtoria e Inspeksionit edhe një here ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duan të bëjnë ndërtime të objekteve afariste apo të banimit që të pajisen më leje ndërtimi, përndryshe Drejtoria e Inspeksionit është e obliguar që ta zbatoj ligjin dhe të merr masa konfrom ligjit në fuqi.