Vushtrriasi pa fije turpi, raportoi rrejshëm se i është thyer banesa!

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka raportuar për një lajmërim apo kallëzim i rremë.

Pas zhvillimit të hetimeve në lidhje me rastin, ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kundërthëniet në deklaratat e familjarëve është arritur dyshimi i arsyeshëm se ankuesi ka raportuar rrejshëm se i është thyer banesa e tij.

“Rr. Jeton Tërstena, Vushtrri 14.04.2021-22:50. Pas zhvillimit të hetimeve në lidhje me rastin, ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kundërthëniet në deklaratat e familjarëve është arritur dyshimi i arsyeshëm se ankuesi ka raportuar rrejshëm se i është thyer banesa e tij. Në konsultim me prokurorin është ndërruar statusi nga ankuesi në të dyshuar dhe është bërë rikualifikimi i rastit. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./Fokusi.info/