Limaj: S’ka qeveri në botë që e rrëzon veten në rrethana të tilla

Deputeti i opozitës, Fatmir Limaj në deklaratën e tij në seancën e sotme, theksoi se asnjë vend, e asnjë qeveri në botë nuk do e rrëzonte vetveten në rrethana të tilla, kur vendi po përballet me pandeminë, siç është Covid – 19.

“Kryeministri do duhej t’i shfrytëzonte kompetencat e tij ekzekutive, por ky rast nuk ishte shfrytëzuar nga Kurti. E vërtetë që nuk ka vend në botë që e rrëzon qeverinë në kohë të tilla, por nuk ka as vend në botë që qeveria e rrëzon veten në rrethana të tilla”, theksoi Limaj.

Tutje gjatë fjalimit të tij ai theksoi se assesi vendi nuk mund të mbrohet nga një individ, por duhet unitet mes gjitha partive. “Nuk ka me mbrojt Kosovën një individ. Kurrë s’e ka mbrojtur Kosovën një individ, ose kemi me mbrojt të gjithë ose do të dështojmë. Nëse s’punojmë bashkë përsëri do të dështojmë, e edhe nëse i varim shpresat tek një person i vetëm prapë do të dështojmë”, tha tutje ai.