Vushtrriasi Valdet Hasani diplomon në Akademinë Ushtarake në Zagreb

Ushtari i FSK-së, Valdet Hasani, është vlerësuar për aftësitë e tij në fushatën ushtarake duke diplomuar në Akademinë Ushtarake në Zagreb të Kroacisë, shkruan Fokusi.info.

Diplomimi i Valdetit ka ndodhur dje, pikërisht në datën që Vushtrria shënon edhe Ditën e Çlirimit të saj nga okupimi disa dekadësh.

Valdeti është djalë nga një familje e shquar e fshatit Stroc, të cilët edhe kanë ndarë gëzimin e tyre me të tjerët në rrjete sociale për arritje të birit të tyre.

“Pikërisht në këtë ditë është diplomuar në Akademinë Ushtarake të Zagrepit Valdet Hasani një djalë fisnik i një familje të respektuar në Strofc. Krenar familja e po aq ne si fshat e që besa e mbarë Kosova, sepse siç kanë ditur ta çlirojnë Kosovën UÇK më 1999 edhe tash djemt më të mirë të vendit si Valdeti do ta mbrojnë atdheun e tyre me nder dhe krenari.” ka shkruar njëri nga familjarët e familjes Hasani nga Stroci i Vushtrrisë.