VV-ja në Prishtinë nominon këta kandidatë për deputetë, eliminohet Xhelal Sveçla

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka nominuar disa kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës për zgjedhejt e parakohshme që janë planifikuar të mbahen me 6 Tetor.

“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë disa nga emrat që tashmë janë nominuar për deputetë. Në mesin e tyre është edhe kandidati për kryeministër nga ky subjekt politik Albin Kurti, ish-deputetët Glauk Konjufca, Arben Vitia, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu dhe anëtarët Valdrin Ahmeti, Leonora Bajraktari, Eman Rrahmani, raporton GazetaBlic.com.

Për t’u nominuar për deputet nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme ish-deputeti Xhelal Sveçla. Ai është eliminuar nga gara. Kështu bëjnë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda VV-së.