VV nesër del nga koalicioni me LDK-në në Vushtrri

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri nga e premtja do ta prishin marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Klan Kosova mëson se është LVV që është e pakënaqur, andaj ka vendosur që të dalë nga koalicioni.

Ato janë në bashkëqeverisje prej zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura më 2017.

Në koalicion me LDK në Komunën e Vushtrrisë është edhe AKR prej së cilës dje ka dalë Nasuf Aliu që ka shkruar në VV.