VV tregon pse e shkeli vendimin e saj për Driton Selmanaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, në foltoren e Kuvendit të Kosovës, tha se zv.kryeministri Driton Selmanaj po abuzon në këtë ditë të veçantë për personat me nevoja të veçanta.

Uka tha se VV po e toleron prezencën e tij në Kuvend sot, për respekt ndaj personave me nevoja të veçanta.

“Dritoni po abuzon në këtë ditë të veçantë, respekti për personat me nevoja të veçanta na bën ta tolerojmë atë këtu, por i kujtojmë që është i padëshiruar për ne në Kuvend”, tha Uka.

Kujtojmë që ditë më parë Vetëvendosje u deklarua publikisht që nuk do të marin pjesë në Kuvend nëse Driton Selmanaj do të ishte prezent.

Kjo për shkak se Driton Selmanaj tha se tema e të pagjeturve është konsumuar.