Ish – punëtorët e Fabrikës së Tubave i kërkojnë 25 milionë eurot e premtuara Kurtit

Duket se kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, mund të përballet me pasojat e një premtimi tjetër që kishte dhënë. Kësaj here nga punëtorët e Fabrikës së Tubave.

“Me 2 qershor të vitit 2017 në zgjedhjet e kaluara Albin Kurti na pati premtuar se si kryeministër i ardhshëm do ta ekzekutojë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës se na do ti marrim paret tona, para 6 tetorit e kemi pyetur prap kryeministrin e tanishëm Kurtin edhe ministren Haxhiu a është e sigurt për vendimin në mënyrë që ta vulosim kujt t’ia japim votën dhe na kanë premtuar prap se ai vendim do të ekzekutohet, dhe shpresat i kemi te kjo Qeveri, thotë Sindikata e punëtorëve të fabrikës së tubave në Ferizaj.

Ish punëtorët e fabrikës së tubave në Ferizaj menjëherë pas konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë po kërkojnë nga Kryeminstri Kurti ekzekutimin e aktevendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me kompenzimin material në vlerë prej 25 milion e 695 mijë euro.

Ali Shabani, anëtar i kryesisë së sindikatës së punëtorëve të fabrikës së tubave në Ferizaj, thotë se tani më përmes avokatit të tyre kanë dërguar një kërkesë te Kurti dhe te drejtorët e AKP-së që të fusin në rend dite çështjen e punëtorëve të fabrikës së tubave.

“Natyrisht ne e kemi përshëndet konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, ne kemi konsideruar atëherë dhe tash, se do të bëhet një ndryshim, shpresat tani i kemi te kjo Qeveri, ne të hënën e kaluar përmes avokatit tonë e kemi dërgu një shkresë te Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës zoti Kurti, gjithashtu edhe te drejtorët e AKP-së për futjen në rend dite qështjen e punëtorëve të fabrikës së gypave edhe pse tash kjo më është stërtepruar” tha Shabani.

Shabani tutje theksoi se pavarësisht a do të shuhet apo jo AKP-ja, sipas tij Kreyministri e din problematikën e punëtorëve të fabrikës së tubave, sipas Shabanit me 02 qershor të vitit 2017 në zgjedhjet e kaluara ata kishin pasur takim të drejtëpërdrejtë me Albin Kurtin tani Kryeministër i cili u kishte premtuar se pasi ata e kishin votuar atë vendim në Kuvend, si kryeministër i ardhshëm ai do ta ekzekutonte sa më parë që është e mundur aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai shton se të gjitha partitë politike që kanë qenë në pushtet deri më 06 tetor 2019 u kanë premtuar atyre se do të bëjnë eksezuktimin e atij aktëvendimi, dhe në emër të atij aktëvendimi kishin fituar vota duke u thënë atyre se punëtorët e fabrikës së gypave do t’i marrin paret nëse ua japin votën.

Sipas tij në emër të sindikatës theksoi se ata nuk do të heqin dorë nga vendimet e organve të shtetit, sipas tij deri më tani janë organizuar 137 protesta, shumë greva me muaj e me vite, e përveç te Kryeminstri Kurti ai shpeson edhe te Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu me të cilën pretendon se ka biseduar para zgjedhjeve të 06 tetorit dhë është siguruar edhe nga ajo se do të ekzekutohet ai aktëvendim, dhe ky ishte qëllimi që ata i kishin shpërblyer me votë.

Nga maji i vitit 2014 deri në maj të vitit 2015 këta ish punëtorë patën qëndruar një vit të plotë para objektit të Qeverisë në shenjë proteste duke kërkuar ekzekutimin e aktëvendimit, por nuk patën gjetur përkrahje nga Kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa.
Tutje kujtojmë se pas privatizimit së fabrikës së tubave në Ferizaj nga AKM-ja në vitin 2001 në vlerë prej 3 milion e 675 mijë euro, punëtorët e kësaj fabrike kishin ushtruar padi që tu kompenzohej dëmi pas largimit të dhunshëm nga puna nga forcat sebe në vitin 1990, dhe Gjykata Komunale e Ferizajt definoi se borgji i punëtorëve arrinte në 25 milion e 659 mijë euro.

Sindikata vendimin e Gjykatës Komunale të Ferizajt e kishin dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese, më 03 mars të vitit 2009, dhe më 17 dhjetor të vitit 2010 Gjykata Kushtetuese kishte nxjerrë aktëgjykim, më anë të së cilës kishte shpallur kërkesën e pranueshme.

Ky aktëvendim asnjëherë nuk u ekzekutua, dhe tani kanë kaluar gati 10 vite që ish punëtorët e fabrikës së tubave po presin t’i marrin paret e tyre.