Wilder ndryshon programin, shtyn sfidën me Ortiz për të evituar revanshin me Fury

Revanshi mes kampionit të botës në peshën e rëndë, amerikanit Deontay Wilder
dhe kubanezit Luis Ortiz do të zhvillohet më në nëntor. Kjo sfidë ishte planikuar
të zhvillohej më 28 shtator, por duket se është vendosur që ajo të shtyhet me dy
muaj.

Një lëvizje strategjike kjo e kampionit të botës në kategorinë WBC, për të evituar një tjetër revansh, atë të 22 shkurtit ndaj Tyson Fury.

Duket se Wilder synon të duelojë në pranverën e 2020-ës ndaj tuesit që do të dalë nga dueli mes Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua. Shpresa e amerikanit është unikimi i titujve kampionë bote në peshën e rëndë, objektiv që ai nuk e ka mohuar kurrë.

Wilder dhe Ortiz janë përballur edhe më parë, në mars të 2018-ës dhe kampioni i botës asokohe toi me “KO teknik” në raundin e 10-të. Gjithsesi, zyrtarizimi i këtij ndryshimi të programit pritet të zyrtarizohet ditët në vijim.

Tashmë situata në peshën e rëndë bëhet gjithnjë e më interesante, me shumë boksierë protagonistë që dalin në skenë.