Xavi pranon dështimin

Xavi Hernandez ka pranuar se skuadra e tij gaboi në finalen e Superkupës ndaj Real Madridit dhe se ekipi nuk kishte qenë në lartësinë e duhur që kërkon një ndeshje e tillë.

“Kishim shumë shpresë, shumë dëshirë, por na doli ndeshja më e keqe nga të gjitha.

E nisëm shumë keq, mund të ngushtonim diferencën por goli i 3-1 na i bëri gjërat më të vështira.

Madridi na dëmtoi shumë në kundërsulm, nuk arritëm t’i ndalnim ata, tranzicionet e shpejta, ndaj sot na takon ne të shohim anën e hidhur të futbollit. I kërkojmë falje tifozëve pasi nuk ia dolëm të konkurronim.

Unë kam përjetuar shumë humbje në karrierën time dhe në fund jemi përgjigjur. Barça do të kthehet.

Kjo ndeshje do të na shërbejë për të konkurruar më mirë, kjo është ajo pse na shërben.

Do të jenë ditë të vështira, do përballemi me shumë kritika dhe duhet ta pranojmë pasi nuk kemi qenë në lartësinë që kërkonte një finale.

Duhet të qetësohemi dhe të synojmë titujt që na mbeten”, ishin fjalët e Xavit menjëherë pas finales së humbur.