Xhafer Tahiri e pranon humbjen në Vushtrri, e uron Ferit Idrizin e PDK-së

Kryetari i komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i kësaj partie nga LDK, Xhafer Tahiri e ka pranuar humbjen në zgjedhjet që u mbajtën sot.

Ai ka thënë se e respekton në plotni vullnetin e qytetarëve.

Kësisoj, ai ia ka uruar fitoren Ferit Idrizit të PDK-së.

Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi.

Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.

Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj.

E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë.

Shihemi në beteja të reja politike./Fokusi.info/