Xhaka: Duhet të përmirësohemi edhe në ndeshjet si mysafir

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka parlajëmruar bashkëlojtarët të luajnë më mirë edhe në ndeshjet si mysafir, jo vetëm si vendas.

“Topçinjtë” dje zhvilluan paraqitje të mirë, ku mposhtën West Ham me rezultat 2 – 0, falë golave të Gabriel Martinellit dhe Emile Smith Rowe, transmeton lajmi.net.

Arsenal tani ka rekordin më të mirë si vendas, por Xhaka ka kërkuar nga bashkëlojtarët të finalizojnë shanset më të mira në ndeshje si mysafir.

“Jemi edhe më mirë në shtëpi, por nëse dëshiron të jesh në top katër duhet të marrësh edhe pikë si mysafir, jo vetëm në shtëpi”.

“Shpresoj që kjo të nis të shtunën kundër Leeds. Por, duhet të përmirësohemi si mysafir, të jemi më të mençur. Nuk mund të luajmë lojën e njëjtë, në shtëpi dhe si mysafir. Duhet të jemi më të mençur nga fillimi dhe të fillojmë nga lojtarët me eksperiencë të lojtarët e rinj”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Arsenal tani është në top katër, mirëpo mund ta humbas pozitën në rast që Man United fiton ndeshjen që nuk e ka zhvilluar ndaj Burnley.