Liverpool kalon në gjysmëfinale, eliminon Porton (Video)

Liverpoli ka arritur të fitojë edhe në Portugali përballë Portos me rezultat 4 – 1, për të kaluar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 6 – 1.

Liverpooli arriti ta shënojë golin e parë në minutën e 26-të me Sadio Manen pas asistimit të Mohamed Salah.

Pjesa e dytë nisi mirë për Liverpoolin që e shtoi epërsinë me Mohamed Salah 2 – 0, në minutën e 65-të.

Eder Militao e shënoi golin e vetëm për Porton në minutën e 69-të për rezultatin 2 – 1.

Firmino me t’u futur në lojë arriti të lërë gjurmë duke shënuar për 3 – 1 në minmutën e 77-të.

Virgil Van Dijk shënoi në fund për 4 – 1.

Në gjysmëfinale takohen Liverpooli me Barcelonën.

https://streamable.com/31aku