Xhaka i uron fat Shaqirit para finales së madhe

Xherdan Shaqiri edhe njëherë do të shijojë finalen e Ligës së Kampionëve.

Pas triumfin në vitin 2013 me Bayern Munich, ditën e shtunë shqiptari do të synojë sërish të fitojë trofeun më të rëndësishëm europian por këtë herë me fanellën e Liverpoolit.

Shaqiri në rrjete sociale ka publikuar fotografi nga stërvitja e fundit, ndërsa lojtari tjetër shqiptar, Granit Xhaka i komentoi duke i uruar fat.

Kujtojmë se Granit Xhaka ka qenë i pafat të mërkurën, duke humbur në finalen e Ligës së Evropës me Arsenalin, ku janë mundur nga Chelsea.