Xhaka: Krenar që po bëhem pjesë e historisë së Arsenalit

Granit Xhaka është i vendosur që ta mbyllë këtë kapitull dhe ta shkruajë emrin e tij në historinë e pasur të klubit londinez më vonë gjatë këtij muaji.

Arsenali është kualifikuar në finale të Europa Legaue dhe do të përballet me Chelsea-n në Baku më 29 maj.

“Është një kohë e gjatë, 25 vjet. Tani që jemi në finale ne e duam trofeun për klubin, për tifozët dhe për lojtarët tanë gjithashtu. Çdo pjesë e historisë është e këndshme. Nëse mund të jeni në historinë e këtij klubi të mrekullueshëm, është diçka që të bën krenar. Por, së paru ju duhet të fitoni”, ka deklaruar Xhaka.