Xhelal Sveçla tha se Vetëvendosje nuk lëshon pe për Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Brendshme, vjen reagimi i Agim Veliut

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, për Gazetën Blic ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për marrjen e ministrive, atë të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.

Veliu i tha GazetësBlic se bisedat e kushtëzuara nuk janë të shëndetshme.“Nuk i kam dëgjuar këto deklarata, por nuk besoj se bisedat me kushte janë të shëndetshme në çfarëdo faze”, tha ai.

Veliu tha se bisedimet në mes LVV-së dhe LDK-së ende nuk kanë filluar në nivelin politik, por grupet janë duke punuar për harmonizim të programeve dhe se ka ende kohë për të biseduar për caktimin e ministrive.

“Çdo gjë është e hapur, ne ende nuk kemi fillu biseda tamam të nivelit politik, janë duke punuar grupet e ekspertëve për harmonizimin e programit, kur të kalojmë në atë fazë besojmë se do gjejmë zgjidhje”, shtoi ai për GazetënBlic.

Në një intervistë për media, kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla tha se kjo parti nuk do t’ia jap me asnjë kusht LDK-së Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Brendshme.

Sveçla ka thënë se të gjithë ata që e kanë keqpërdor buxhetin e Kosovës do ta paralizohen me ardhjen e qeverisë Kurti.Sipas Sveçles dy dikastere të rëndësishëm do ti takojnë partisë së tij.

“Qëndrimi i VV-së është që nuk do të kemi një qeveri të sulltanateve, siç ka ndodh më herët pasi do të jetë qeveria Kurti. Ministria e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme do ti takojnë VV-së, nëse do të fitonte LDK, do ti takonin asaj” tha Sveçla.