Xhevat Bajrami: Këto janë prioritetet e Departamentit të Rinisë

I ftuar ne emisonin e mëngjesit në televisionin publik, ishte drejtori i Departamentit të Rinisë, Xhevat Bajrami ku përmendi disa nga prioritetet kryesose që ka DiR për këtë vit, ai po ashtu theksoi se legjislacioni për rini që për shkak të zhvillimve politike ka mbetur vetëm në draft.

Prioritetet qe ka DiR per kete vit, janë: Fuqizimit dhe Pjësmarrjes së te Rinjve, Punësimit, Vullnetarizmit, Edukimi Shëndetsor, Siguria e të Rinjve, ai tha që këto janë 5(pesë) prioritetet që kemi si objektiva strategjike që ne mendojmë t’i realizojmë, në kuadër të strategjisë dhe planit të veprimit.

Ndër donatorët kryesor që bashkpunon me Departamentin e Rinisë, që përmendi z.Bajrami është UNICEF-i.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.