Ylli i Kosovës shënon supergol dhe feston me shqiponjë

Donis Avdijaj e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Superligën turke te Trabzonspori. Sulmuesi i Kosovës u transferua këtë verë te klubi turk me parametra zero.

Me paraqitjet e tij të mira në fushë, Avdijaj ka arritur ta zë një vend në formacionin bazë të skuadrës turke.

Në ndeshjen që po zhvillohet momentalisht kundër Sivasporit, Avdijaj ka filluar nga minuta e parë.

Madje, futbollisti istogas e ka gjetur rrjetën tashmë duke kaluar Trabzonsporin në epërsi pas vetëm gjashtë minutash lojë.