Ymeri: Sulmi në Banjskë nuk e ka ndryshuar procesin e dialogut

Sot janë bërë një muaj që kur u sulmuan Policët Kosovar nga sulmet terroriste serbe në Bansjkë të Zveçanit.

Ani pse kanë kaluar kaq ditë Serbia nuk ka marr asnjë sanksionim nga BE-ja për sulmin.

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri ka folur për Front Online lidhur me këtë çështje.

Ai e vlerësoi si padrejtësi ndaj Kosovës që Serbia ende s’është nën sanksione.

Sipas tij, sulmi në Bansjkë nuk e ka ndryshuar dialogut.

Ymeri thotë se Qeveria duhet të fletë më shumë lidhur me këtë situatë.

“Sulmi në Banjskë nuk ka ndryshuar rrjedhën e dialogut. Marrëveshja e Brukselin e Aneksi i Ohrit janë të pranuara nga Kosova dhe janë obligim për të dy palët. Një marrëveshja me Serbinë i ulë gjasat e sulmit të ndërsjellë se sa pa marrëveshje. Është e padrejtë pse ne ende jemi nën sanksione ndërkohë që Serbia nuk ka, për këtë temë duhet të flitet më shumë nga Qeveria”, u shpreh Ymeri.