YouTube akuzohet për mbledhjen e të dhënave personale të fëmijëve

0
213

Disa organizata amerikane akuzojnë YouTube dhe kompaninë mëmë të saj Google se përmes praktikave ilegale mbledhin të dhënat personale të fëmijëve dhe i përdorimin ato për reklama të caktuara. Kështu njëzet e tre organizata për mbrojtjen e të drejtave digjitale të fëmijëve kanë apeluar tek Autoriteti Federal i Tregtisë në SHBA (FTC) duke u kërkuar t’i hetojnë këto praktika.

Sipas tyre, Google mbledh informacion personal për të miturit në YouTube, kryesisht për vendndodhjen e saktë, pajisjet që ata përdorin, madje edhe numrat celular, edhe pse zyrtarisht ndalohet kyçja për fëmijët nën 13 vjet, shkruan tg.

Ata ankohen se “YouTube mbledh këtë informacion pa njoftuar prindërit, ndërsa Google i përdor ato për të shfaqur reklama të synuara kudo në Internet” beson Josh Golin, përfaqësues i fushatës për fëmijëri pa reklama.

“Google mbledh fitime gjigante përmes reklamave të synuara për fëmijët dhe duhet të respektojë legjislacionin amerikan për mbrojtjen e jetës personale të fëmijëve në internet”, thotë Golin.

Sipas sindikatave, kjo praktikë e Google është në kundërshtim me ligjin e vitit 1998, sipas të cilit “platformat që përdoren nga nuk mund të mbledhin një informacion të tillë pa pëlqimin e prindërve”.