Zafir Berisha thotë se Thaçi e Kurti janë takuar në Breg të Diellit: Gjithçka e planifikuar

Në një status në profilin e tij në Facebook, z.Zafir Berisha ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, me në theks zgjedhjen e z.Glauk Konjufca si kryetar i ri i Kuvendit.

Berisha, që ishte deputet i Nisma-s në legjislaturën e fundit, ka thënë ndër tjerash edhe se Albin Kurti është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçin në Breg të Diellit, një lagje e kryeqytetit.

Ai nënkupton se ngjarjet e sotme kanë qenë të planifikuara nga z.Kurti dhe presidenti i vendit.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e z.Berisha:

Zgjedhja e Glaukut krytar i Kuvendit tregon papjekurin politike të VV!

Skenari për ta shty Kosovën drejtë njē krize institucionale, me gjasë është i “planifikuar” në takimin e para disa ditëve në lagjen Bregu Djellit, Thaqi-Kurti!

Me atë që ndodhi sot në Kuvend, Kosova edhe njē hapë drejtë zgjedhjeve te reja!!!

Hapi tjetër: Albini do të votohet për kryeministër me më shumë se 100 vota, vetëm e vëtëm për me u bindën qytetari se çfarë mashtruesi (legeni) është dhe pas 3 muajve shkonë n’shpi! Zafa