Zbulohet vaksina kundër COVID-19, e cila tregon efikasitet 95%

Një vaksinë e re që do të mbrojë përdoruesit nga COVID-19 me efektivitet deri në 95% është krijuar nga kompania amerikane Moderna.

Rezultatet e vaksinës së Modernas kanë treguar efikasitet edhe më të lartë se vaksina e Pfizer, shkruan “BBC”.

Moderna lajmëron se është një ditë e shkëlqyeshme për të gjithë sepse ata kanë aplikuar për aprovimin e vaksinës, që pritet që dal në përdorim pas disa javësh.

Por akoma është herët për të dhënë një përgjigje të sigurt.

Në testim janë marrë rreth 30 mijë vullnetarë nga shtetet e bashkuara dhe rreth gjysma e tyre veçse kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Marrja e kësaj vaksine, sigurisht pas aprovimit, do të varet nga mosha dhe vendi se ku jetoni.

Moderna thotë se rreth 20 milionë doza do të jenë në dispozicion për përdorim brenda shteteve të bashkuara pas disa javësh.

Kompania shpreson se rreth fillimit të vitit të ardhshëm do të jenë një miliard vaksina në dispozicion.

Akoma nuk dihet se sa do të zgjasë imuniteti i fituar nga kjo vaksinë.

Deri më tani, mendohet se kjo vaksinë nuk a shfaqur ndonjë shenjë që do të humbas efektin me kalimin e kohës.

Efekte anësore nuk janë shfaqur deri më tani dhe duket të jetë 100% e sigurt për përdorim.

Dhimbjet e kokës dhe ndjenja e lodhjes janë raportuar si efekte pas marrjes së vaksinës tek disa pacientë.