Zëdhënësi i policisë tregon se sa persona ishin në autobus kur u sulmua

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Klan Kosova ka deklaruar se rreth orës 19 policia është njoftuar se ka të shtëna drejt një autobusi në fshatin Gllogjan.

“Tetë persona kanë qenë, do të thotë autobusi ka qarkullu nga Gjakova në Deçan dhe në fshatin Gllogjan, mirëpo një numër i nxënësve kanë ndaluar në fshatra të tjera.

Tutje ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, kurse tre të tjerë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, ku kanë vdekur më pas dy nga ta.

Kurse në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe policia është në kërkim të të dyshuarve.