Zeka: As Presidentja, as Albulena Haxhiu, nuk shërojnë plagë me deklarata

Gazetari dhe ish deputeti, Milaim Zeka ka reaguar ndaj ngjarjes se djeshme në Ferizaj në vdekjen e fejzës 18 vjeçare e cila u dhunua psiqikisht dhe fizikisht nga dy persona.

Milaim Zeka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar se pari edhe mentalitetin qe është krijuar tek shqiptarët e qe po vijnë me pas deri tek kësi lloj rastesh.

Sipas Zekes kur djali në shtëpi, dëgjon shprehjet se “burri nuk qanë”, se “gruaja është për kuzhine dhe lavatriçe”, kur dëgjon nga prindërit qe i thonë djalit se “motra i bene punët e shtëpisë, ti rri me këmbë të kthyera nga tv”, pse te mos vras një femër.

Madje Zeka përmes këtij postimi ka kërkuar edhe përkrahjen nga ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Presidentes Vjosa Osmani, qe ti kushtojnë rendësi rasteve te tilla dhe ta bej prokurorinë sa me funksionale ne raste te tilla siç thekson Zeka se “deklarata e Kryeprokurorit te Ferizajt me ka tmerruar pa mase, ku ai vet deklaroi sot se i dyshuari ishte i dyshuar “edhe për vrasje”.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Albulena Haxhiu duhet me spastru prokurorine

Vrasja ne Ferizaj, nuk do coment. Mashkulli shqipetar rritet dhe edukohet me gjenin e nje vrastari. Kur ai degjon shprehjet se “burri nuk qane”, se “gruaja eshte per kuzhine dhe lavatriçe”, kur degjon nga prinderit qe i thone djalit se “motra i bene punet e shtepise, ti rri me kembe te kthyera nga tv”, pse te mos vras nje femer.
Ai qe vret nje femer tjeter, nuk e ka problem qe ta vrase edhe motren e vet, ama ajo ia ka leshu rrugen, ngase nena e ka paralajmeru se vellai eshte bere per Shtime, ose hajmali.

Pertej vrasjes, deklarata e Kryeprokurorit te Ferizajt me ka tmerruar pa mase, ku ai vet deklaroi sot se i dyshuari ishte i dyshuar “edhe per vrasje”. Ne anen tjeter, as Presidentja, as Albulena Haxhiu, ministre e drejtesise, nuk sherojne plage me deklarata, po me spastrime radikale ne prokurori. E njejta gje duhet bere ne polici. Perndryshe keshtu do te vazhdojme…!!!