Zeka, Krasniqit: Unë nuk kam ndërtu shtëpi tre katëshe me ashensor brenda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook i ka reaguar Kryetarit të Kuvendit të NISMA-s Jakup Krasniqi, duke ia numëruar përfitimet e fondeve.

Ndër të tjera ai e akuzon edhe për punësime, duke i thënë se vetëm edhe minjtë në tavan nuk i kanë punësuar.

Postimi i plotë i tij:

Jakup Krasniqi me paska quajtur “matrapaz”! Ka shume te drejte, ama une nuk jam hajn i parase publike. Une nuk kam ndertu shtepi tre kateshe, me ashensor brenda, me parate e Fondit “Vendelindeja Therret”! Une nuk kam pasur asnje post drejtues ne kete shtet, edhe pse kam qene me meritor se Jakupi dhe krejte kompania e tije. Po flasim per punesime. E kame thene edhe po e perserise: Jakup Krasniqi me company, vetem minjte ne tavan nuk i kane punesu. Ani vazhdoni, zgjedhjet shpejte do te vine, aty do masim matrapazlleqet tona. Qytetaret nuk flasin, ponuk jane budallenje…!!!