Zeka: Kushtetuesja do ta rrëzoj Vjosa Osmanin pas shkarkimit të Dakës

Presidentja e vendit Vjosa Osamani të hënën shkarkoi nga detyra e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Dakën.

Kundër shkarkimet të saj ka qenë opozita të cilët i kanë mbledhur nënshkrimet për dërgimin e vendimit të presidentes për shkarkimin e Dakës, në Gjykatën Kushtetuese.

Në lidhje me këtë ka folur ish – deputeti Milaim Zeka i cili tha se me këtë Osmani ka shkelur Kushtetutën.

Madje Zeka në emisionin “Direkt” në ATV tha se ka gjasa të mëdha që Gjykata Kushtetuese ta shkarkoj Vjosa Osmanin nga pozita e presidentes dhe se sipas tij vendi ka gjasa të shkoj në zgjedhje nacionale në muajin shtator apo tetor.

“Ka gjasa të mëdha që Gjykata Kushtetues do ta shkarkoj Vjosa Osmanin, sepse unë I besoj 100% Enver Hasanit kur Enver Hasani thotë që është bërë shkelje e kushtetutës jam shumë I bindur që u ba (…) dhe mund të shkojmë në tetor në zgjedhje edhe lokale edhe në zgjedhje të përgjithshme,”- është shprehur Zeka. /ATVLIVE