Zeka: Pacolli i shëtitë me aeroplan politikanët tanë, por unë s’i kisha çu as me traktor deri n’Komoran

Deputeti Milaim Zeka ka folur fjalë jo të mira për kryetarin e AKR’së, Behgjet Pacollin, për të cilin thotë se vuan për reklamë.

Zeka thekson se Pacolli asnjëherë s’ka investuar në çerdhe e spitale, por që pa nevojë i shëtit politikanët me aeroplanin e tij privat.

‘’Behgjet Pacolli kurrë se ka maru ni çerdhe, as ni spital, as ni qender per pleq, as ni qender per rehabilitim per grate e dhunuara, Behgjet Pacolli vuan per reklamë. A e keni pa qysh reklamohet para aeroplanit t’vet me të cilin i shëtitë politikanët tonë, te cilët une s’i kisha shëtitë as me traktor deri në Komoran’’, tha Zeka sonte në Portal Show në Tv Dukagjini.