Zeka shpërndan pamjet kur Nasim Haradinaj e zinte rob serbin që më pas dëshmoi për masakrën e Lubeniqit

Gazetari Milaim Zeka ka shpërndarë pamje të luftës në Koshare kur Nasim Haradinaj kishte zënë rob një ushtar serb.

Zeka tregon se serbi i zënë rob kishte dëshmuar më vonë për masakrën në Lubeniq të Pejës. Më 1 prill të vitit 1999 në Lubeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit. Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit , ata i ndanë burrat nga gratë dhe më pas i ekzekutuan në mënyrën më çnjerëzore.

Në Lubeniq është kryer gjenocid ndaj popullsisë civile. Aty janë ekzekutuar mbi 80 persona. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmijë të vegjël.

“Një nga xhirimet e mia gjatë luftës, me Nasim Haradinajn, dhe një ushtar serb, i cili, ndër të tjera, ka folur për masakrën e Lubeniqit!”, shkruan Zeka.