Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot shumë i nxehtë, por pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi po ashtu pritet të mbajë mot shumë i nxehtë. Pasdite në pjesën juglindore të Shqipërisë, shumë vise të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të premten në tërë rajonin tonë pritet mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi. Pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

Në fundjavë na pret mot i paqëndrueshëm dhe priten ulje të temperaturave në viset kontinentale, por do të mbetet zagushi. Priten edhe zhvillime të shpeshta vranësirash të cilat do të sjellin reshje dhe rrebeshe të herëpashershme dhe lokale lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Rrebeshet e shiut nga nesër e tutje vende-vende mund të jenë mjaft intensive dhe të shoqëruara edhe me breshër dhe vetëtima dhe bubullima masive, por do të jenë të lokalizuara dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin. Më së paku reshje priten në disa pjesë të Shqipërisë si bregdet dhe vise tjera mesdhetare, kurse rrebeshe mjaft intensive mund të përfshijnë disa pjesë të Maqedonisë së Veriut/Meteoballkan