E rëndë: Gruaja në Fushë Kosovë tentoi të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar, e shpëtojnë ekipet emergjente

Një grua në Fushë Kosovë ka tentuar sot të mbysë fëmijën e saj 6-vjeçar.

Ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës, fëmijën e saj.

Gruaja që tentoi ta kryej këtë veprim, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Po ashtu, kuptohet se ajo jeton vetëm me fëmijën e saj./Express/