Zelensky flet para deputetëve britanikë: Lufta jonë është si lufta kundër nazistëve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë sonte adresimin e tij të parë para deputetëve britanikë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ai iu drejtua kryeministrit Britanik, Boris Johnson, se Ukraina do ta luftojë Rusinë, ndërsa përmendi se iu flet si ‘qytetar, si president i një vendi të madh me një ëndërr’’, përcjell Klankosova.tv.

Zelensky e krahasoi luftën e Ukrainës kundër Rusisë me përpjekjet e luftës britanike kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

“Ju nuk dëshironi të humbisni vendin tuaj kur nazistët donin të merrnin vendin tuaj” u shpreh ai.

“Dhe ju duhej të luftonit për Britaninë”.

Ai thotë se njerëzit e tij kanë treguar një përpjekje “heroike” kundër forcave ruse.

“Granatimet nuk na thyen”, tha ai.