Zemaj i drejtohet Kurtit: Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mban lartë në Shqipëri

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka kritikuar pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri.

“Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mbanë lartë në Shqipëri. 4 vdekje sot nga Covid-19, e sot asnjë vaksinë për të shpëtuar jetë, por edhe asnjë fjalë, veprim apo ndenjë e Kryeministrit të Kosovës për qytetarët e vetë“, ka shkruar Zemaj në Facebook.