Zemaj i kërkon përballje në zgjedhje VV-së: Nuk mbrohen 781 tenderët sekret me sondazhe të fabrikuara, dilni matuni

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i ka kërkuar përballje Vetëvendosjes, pas publikimit të sondazhit të fundit të publikuar, i cili e renditë LDK-në, si forcën e tretë politike në Kosovë.

Zemaj i ka kërkuar VV-së që të dalin dhe të maten në zgjedhje.

“Nuk mbrohen 781 tenderët sekret me sondazhe të fabrikuara. Dilni matuni, hajnat e shekullit!“, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nuk mbrohen 781 tenderët sekret me sondazhe të fabrikuara.

Dilni matuni, hajnat e shekullit!

#qeverizhvatësish

Lini një Përgjigje