Zemaj: Statistikat e të infektuarve me Covid-19 janë tejet shqetësuese

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot është takuar me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezoo, me të cilën diskutuan për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova gjatë pandemisë.

Zemaj tha se statistikat e të infektuarve me virusin Covid-19 janë tejet shqetësuese.

Njoftimi i plotë:

“Me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, znj. Carin Lobbezoo diskutuam për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova gjatë Pandemisë, kapacitetet tona si dhe përkushtimin e zbatimit të rekomandimeve për ta luftuar virusin vdekjeprurës.

Statistikat e të infektuarve me virusin Covid 19, janë tejet shqetësuese për vendin tonë dhe kontinentin, prandaj me Ambasadoren Lobbezoo trajtuam çështjen e menaxhimit të situatës, masat anti Covid si dhe këmbimi i përvojave të menaxhimit të situatës dhe përkrahjes nga Mbretëria e Holandës për Kosovën.

E falënderova Ambasadoren për partneritetin e ofruar, duke ritheksuar se Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike në situatat në të cilat gjendemi”.