Konfiskohet një armë në Vushtrri, qytetari thotë se ka gjuajtur me të në shenjë gëzimi

Policia e Kosovës në Vushtrri, ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një nga fshatrat e Vushtrrisë.

“Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohë të shkurtër njësitë policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes me të hyr në oborr kanë vërejtur gëzhojat, policia ka arrit të kontaktoi pronarin e shtëpisë i cili ka pranuar se ka gjuajtur me armë zjarr në shenjë gëzimi”, thekson policia.

Tutje siç njofton policia i dyshuari J. B., 56 vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe si provë materiale i është konfiskuar një armë zjarri A-47, një karikator me dy fishek të kalibrit 7.62×39 mm dhe pesë gëzhoja të kalibrit të njëjtë.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar Xh. A., 65 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj ti është iniciuar rasti, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.