Pas diskutimeve të gjata, votohet qeveria e re e Malit të Zi

Pas një diskutimi që zgjati gjithë natën, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministrin e ri Milojko Spajiq.

Sipas mediave malazeze për Qeverinë votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe një abstenoi.

Gjatë votimit ndër tjerash raportohet se nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS.

Edhe pse pritej që Spajiq të paraqiste ekspozenë e tij, kjo nuk ndodhi sepse ai tha se një gjë e tillë tashmë ishte publikuar dhe se nuk kishte nevojë për ta bërë një gjë të tillë.

Ai vetëm ka bërë propozimin e kandidatëve për përbërjen e qeverisë.

Kjo u kritikua nga deputetët e pushtetit dhe opozitës, të cilët vlerësuan se Spajiq ka shkelur Kushtetutën.

Siç vënë në pah mediat, fillimi i seancës u shënua nga një polemikë mes Spajiqit dhe kryeministrit në largim Dritan Abazoviq.

Gjithashtu, gjatë diskutimit u bënë një sërë vërejtjesh për ekspozenë e Spajiqit.

Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.