Zemaj: Trusti duhet të kalojë, qytetarët kanë nevojë për para

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, tha se në këto rrethana ekonomike duhet të kalojë projektligji për Trustin.

Zemaj në T7, tha se inflacioni është i lartë e si rezultat i kësaj qytetarët janë varfëruar më shumë.

“Mendoj që projektligji për trustin duhet të kalojë në këto rrethana ekonomike. Qytetarët kanë nevojë për ato para”, ka thënë Zemaj.