SBAShK-u thërret konferencë të jashtëzakonshme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka njoftuar se nesër, më 30 gusht, në orën 10 do të mbajnë një konferencë për medie.

Sipas kësaj sindikate, kjo do të jetë një konferencë e jashtëzakonshme.

Kujtojmë se SBAShK-u ditë më parë ka paralajmëruar grevë më 1 shtator.

Ndërkohe, Demokracia.com ka ka siguruar kërkesën që Thesari ia ka bërë Zyrës së Financave në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, ku është kërkuar lista e punëtorëve grevistë, të cilët do të largohen nga lista e pagave për muajin gusht 2022.

Thesari u ka kërkuar që deri nesër në orën 14:00 t’u dërgohet lista e plotë e nëpunësve grevistë, të cilëve pritet t’u pezullohen pagat për këtë muaj, raporton Demokracia.com.