Zëvendësministri i MAPL: Nëse del, shoh dozë rreziku që KFOR-i nuk e lejon Hetemin të kthehet në zyrë

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka treguar njërën nga arsyet se pse Kryetari i Leposaviqit, po vazhdon të qëndrojë në objektin e komunës prej muajsh.

Ai në Info Magazine të Klan Kosova ka thënë se KFOR nuk e garanton kthimin e tij në zyrë.

“Sikur KFOR nuk e pengon që të kthehet në zyrë, çështjet e tjera janë të rregulluara. Në bazë të asaj që kam pasë shoh dozë rreziku”, është shprehur Vokrri.

Vokrri ka thënë se përveç Hetemit aktualisht në komunë janë duke qëndruar edhe drejtorët komunalë.